Kompania

Kompania Fluidi tashmë është një nga kompanitë kryesore dhe më të mëdha në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, duke prodhuar pije natyrore dhe të buta me licencë ndërkombëtare.

Kompania Fluidi tashmë është një nga kompanitë kryesore dhe më të mëdha në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, duke prodhuar pije natyrore dhe të buta me licencë ndërkombëtare.

 

Falë profesionalizmit të lartë në punë dhe pajisjeve më moderne, kompania jonë është çertifikuar me standardet ISO 22000:2005, HACCP për prodhim me praktikat më të mira. Kjo është provuar nga fakti se ne jemi tashmë të pranishme në më shumë vende të botës.

Kush jemi ne?

 

Fabrika e prodhimit të lëngjeve “FLUIDI”, u themelua më 7 Shtator të vitit 1994, datë kjo me simbolikë historike për popullin Shqiptar. Lindi si rrjedhojë e nevojës së tregut, punës së palodhshme dhe investimit të pakursyer të themeluesve të saj. Kombinimi i këtyre tipareve, bëri që suksesi të jetë evident qysh në hapat e parë të kompanisë. 

 

“FLUIDI” kishte kapacitet fillestar prodhues prej 5000 litrave për orë, dhe në asortimanin e saj ofronte disa lloje dhe shije të lëngjeve të gazuara. Kjo ishte një risi e këndshme për tregun Kosovar, dhe njëherësh prodhimi i parë vendor i këtij lloji. Këto produkte u pritën shumë mirë nga konsumatorët, duke i dhënë kështu shtytje edhe më të madhe për punë, zgjerim dhe inovacion ekipit të FLUIDI-t, të cilët punuan në kontinuitet dhe  intenzitet të shtuar. Kjo punë u kurorëzua me shtimin e linjave të prodhimit dhe paketimit, vetëm një vit pas themelimit të kompanisë - në vitin 1995.

 

Të gjitha vitet në vijim, do të shënojnë vetëm suksese, përparim dhe zgjerim në të gjitha aspektet për kompaninë FLUIDI. Kështu në vitin 1996, me shtimin e linjës së prodhimit të epruvetave, fabrika pavarëson tërësisht linjën e prodhimit, duke mos u varur dhe kushtëzuar  më nga prodhuesit e jashtëm.

 

Në vazhdën e orvatjeve dhe përkushtimit për të sjellur risi dhe freski në tregun rajonal, Fluidi arrin që të rrisë asortimanin e produkteve të saj edhe me marrjen e licencës ekskluzive për prodhimin dhe distribuimin e brendit të njohur amerikan RC Cola, produkt ky i mirënjohur nga shteti  Georgia, SHBA. “FLUIDI”  posedon të drejtën ekskluzive të brendit amerikan RC Cola, për pothuajse tërë Ballkanin: Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi.

 

Bazuar në trendet zhvillimore dhe kërkesave të tregut, kompania ka lansuar pijen e mirënjohur energjike Red Rain, e cila është pëlqyer dhe po konsumohet në masë të gjërë sot e kësaj dite. 

Sot,  “FLUIDI” numëron një staf prej 200 personash, dhe ka lansuar fabrikën më moderne në rajon me linja të prodhimit tërësisht automatike, nga prodhues të mirënjohur Italian, me rreth 3 hektarë sipërfaqe dhe 15.000  m2 sallë prodhuese. 

 

 

Përpos përparimit në aspektin teknik dhe teknologjik, “FLUIDI” punoi intenzivisht në konsolidimin dhe zgjerimin e resurseve humane. Së këndejmi kjo kompani bashkoi nën ombrellën e vet ekspertët dhe profesionistët më të mirë dhe më të devotshëm të fushave përkatëse. Mendojmë se kjo ekipë së bashku me përkushtimin për cilësinë dhe kreativitetin në punë, janë promotorët kryesorë që e shtyjnë kompaninë “FLUIDI” drejt sukseseve, duke e bërë kështu të veçantë dhe unike nga konkurenca. 

Vizioni

Visioni ynë është të shndërrohemi në lider rajonal në ofrimin e pijeve freskuese, te buta jo-alkoolike dhe me përbërje frutash. Ne kemi besuar dhe ende vazhdojmë të besojmë se ne jemi ata të cilët do të sjellim ndryshimin në Kosovë, të bëjmë produkte cilësore për klientët tanë dhe ky fakt nuk do të ndryshon. Ne jemi vazhdimisht të fokusuar në kënaqësinë, dhe përmes kreativitetit në lumturinë e klientëve tanë. Ne besojmë në gjëra të thjeshta e jo  komplekse! Besojmë që ne jemi ata të cilët mbajmë përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e cilësisë së produkteve që ne prodhojmë, dhe bëjmë një kontribut të rëndësishëm në tregjet që produktet tona hyjnë. Ne besojmë në bashkëpunim të thellë me klientët tanë, të cilët na frymëzojnë, dhe motivojnë të vazhdojmë të punojmë me super përkushtim  dhe kreativitet.  

Misioni

Misioni i  “FLUIDI”-t  ka qenë, është dhe do të mbetet në vazhdimësi plasimi i produkteve sa më kualitative dhe konkuruese për tregun vendor dhe rajonal, sjellja e risive, brendeve të njohura botërore tek ne, dhe arritja e satisfaksionit maksimal të konsumatorëve tanë.
 
Tentojmë vazhdimisht që në produktet tona, klientët ta gjejnë freskinë, kënaqësinë, forcën, energjinë dhe shëndetin. 

TESTIMONIALS

Provova njëherë Jaffa Champions nga portokalli dhe më kënaqi. Tashmë sa herë që shkoj në market, patjetër që blej 2-3 lloje të Jaffa Champions. Ju përgëzoj për kualitetin e pijeve

Eranda, Gjilan

"RC Cola është pija të cilën më së shumti e adhuroj. Tanimë që keni lëshuar në treg edhe prodhimin në kanaçe, mund ta kem çdokund me vete."

Drita, Ferizaj

"Jam befasuar me shijen, freskinë që të ofron Double Force, pija energjike. E bleva nga kureshtja në supermarket dhe me të vërtetë nuk do ta ndërroja me asnjë tjetër"